Kosovë/ Arrestohen 9 persona, operacion kundër krimit të organizuar

Publikuar me datë:

Një operacion i gjerë kundër krimit të organizuar është realizuar në disa lokacione në Kosovë. Sipas një njoftimi të përbashkët nga Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës, gjatë realizimit të urdhërkontrollit, janë arrestuar 9 individë.

Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar gjithashtu: 15 mijë euro, 5 automjete, 5 autobote për transport, 2 armë zjarri dhe 54 fishekë.

Pjesë e sekuestrimeve janë bërë edhe pajisje elektronike, si dhe dokumente dhe prova të tjera. Policia ka theksuar se mes sekuestrimeve është gjetur gjithashtu një shumë prej 301 eurosh në kartëmonedha 2 eurosh, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

“Pas grumbullimit të informacionit dhe sigurisë së provave, është krijuar dyshimi i arsyeshëm se të arrestuarit vepronin si një grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet dhe duke realizuar shitje dhe transaksione fiktive të derivateve të naftës”, njoftohet në komunikatë.

Të arrestuarit dyshohen për veprat ‘Pastrim i parave’, ‘kontrabandimi i mallrave në bashkëpunim, pjesëmarrje ose organizimi i grupit kriminal të organizuar’, ‘paraqitje e dokumenteve të falsifikuara lidhur me tatimin si dhe shmangie nga tatimi’.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Del vendimi i Kushtetueses mbi çështjen e Veliajt

Gjykata Kushtetuese ka zbardhur vendimin e marrë më 25...

Kush janë lojtarët e Gjermanisë që refuzuan të gjuanin penalltitë?

Gjermania u eleminua në mënyrë të papritur në Botëror...