Deputeti Saimir Korreshi ka ngritur alarmin për situatën tejet të rënduar të mbetjeve në qytetin e Lushnjes.
Korreshi ka publikuar në rrjetet sociale materiale filmike që dokumentojnë pamjet shqetësuese, ku mjedisi është i mbuluar nga mbeturina dhe plehra në çdo cep.
“Gjithë llumi mbeturinat e qytetit të Lushnjes duhet të hidheshin këtu. Me ujë dhe mbetje urbane. Era e padurueshme”, deklaron Korreshi, duke vënë në dukje se mungon totalisht incenerimi apo procesi i djegies së mbetjeve.

