Korcë/ Reshjet e shiut krijojnë problematika në rrugë, rrëzohet një pemë mbi automjet

Publikuar me datë:

Reshjet intensive të shiut, të shoqëruara me erëra të forta, kanë shkaktuar probleme në disa zona të qarkut të Korçës, me epiqendrën e situatës kritike në bashkinë e Maliqit.

Si pasojë e këtyre kushteve të motit, disa pemë janë rrëzuar, duke përfshirë nje që ra mbi një automjet.

Punonjësit e shërbimeve janë angazhuar në terren për të hequr pemën nga automjeti dhe për të pastruar rrugën nga mbeturinat e tjera.

Një fenomen i veçantë është regjistruar gjithashtu në fshatin Orman të bashkisë Maliq, ku ka pasur rënie breshëri.

Po ashtu, reshje breshëri janë vërejtur edhe në një fshat të bashkisë Kolonjë. Autoritetet janë angazhuar për të monitoruar situatën, me qëllim identifikimin e dëmeve të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sekretarja e Bashkisë Vlorë i lutet këshilltares: Voto pro, bëje për mua!

Një video që po qarkullon online ka sjellë në...

Venezuelë/ 3-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat 6 ditë pas tërmetit

Një djalë 3-vjeçar u shpëtua me jetën e tij...

Fëmijët e Shkodrës nisin aventurën verore në kampin “Buzëqeshim Verës”

Ka nisur edicioni i tretë i kampit veror “Buzëqeshim...

I nxehti godet Italinë, 5 viktima në 24 orë. Alarm i kuq në 25 qytete

Valë e fuqishme e të nxehtit vazhdon të shkaktojë...