2 viktima në Alaskë/ Kishin dalë për peshkim, 15-vjeçari shpëtohet pas dy ditësh në varkën e përmbysur

Publikuar me datë:

Një operacion i jashtëzakonshëm shpëtimi u zhvillua në ujërat e ftohta të Detit Bering, pranë bregdetit të Alaskës, pasi një 15-vjeçar arriti të mbijetonte për afro dy ditë mbi një varkë të përmbysur, pas një aksidenti që rezultoi fatal për vëllain dhe kushëririn e tij.

I mituri, Derek Parker Agnanga, kishte shkuar për të peshkuar së bashku me vëllain 35-vjeçar, Sydney Kulowi, dhe një kushëri. Të tre ishin nisur të premten nga fshati Savunga, i vendosur në ishullin e Shën Lorencit, duke planifikuar të ktheheshin të dielën në mëngjes. Kur ata munguan në orarin e kthimit, familjarët alarmuan autoritetet, duke bërë që të niste menjëherë një mision kërkimi.

Gjatë rrugës, ndodhi incidenti tragjik: varka e tyre u përmbys në rrethana ende të paqarta. Një i afërm i familjes raportoi se dyshohet se problemi u shkaktua nga një fije peshkimi që u fut në motor, çka çoi në prishje të varkës.

Djaloshi 15-vjeçar arriti të ngjitej mbi varkën e përmbysur dhe qëndroi aty për afro 48 orë, pa asnjë furnizim me ujë apo ushqim, ndërkohë që temperaturat e ujit arrinin rreth 10 gradë Celsius dhe kushtet atmosferike vështirësonin misionet e kërkimit.

Ekuipazhi i anijes Northwest Explorer arriti të lokalizonte të mbijetuarin, ta tërhiqte nga varka dhe ta sillte në bord, ku shpëtuesit e mbështollën me peshqirë të ngrohtë dhe përdorën jastëkë ngrohës për ta ndihmuar të rimerrte veten. Pas shpëtimit të tij, ekipet e kërkimit gjetën trupat e Sydney Cullowhee, 35 vjeç, dhe të kushëririt të tij Burton Rook, 34 vjeç.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related