Kombëtarja U-16 fiton ndaj Malit të Zi, goli i Avdylajt vendos ndeshjen

Publikuar me datë:

Kombëtarja shqiptare U-16 ka hapur me sukses dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi U-16, duke fituar 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Armand Dama, në krye të stolit, hodhi në fushë Aliaj në portë, ndërkohë që në formacionin fillestar u aktivizuan edhe Hazizaj, Muharremi, Avdylaj, Elqeni, Taci, Sina, Ramadani, Kopani, Mehmeti dhe Perkola.

Pjesa e parë u mbyll pa rrjeta, 0-0, me të dyja ekipet që krijuan raste të favorshme për të kaluar në avantazh. Kuqezinjtë u treguan të vendosur në kërkim të golit, por konkretizimi mungoi në këtë fraksion loje.

Me rifillimin e pjesës së dytë, Shqipëria gjithashtu shtoi presionin në kërkim të rrjetës. Trajneri Dama ndërhyri me disa zëvendësime, duke i dhënë mundësi edhe lojtarëve të tjerë të provohen në këtë përballje.

Goli vendimtar u shënua në minutën e 80-të nga Avdylaj, i cili theu ngërçin dhe i siguroi ekipit shqiptar epërsinë që i dha edhe fitoren.

Kjo përballje miqësore i dha stafit teknik një mundësi të mirë për të testuar elementë të rinj dhe për të vlerësuar opsionet në kuadër të përgatitjeve për ndeshjet e ardhshme të Kombëtares U-16.

Përballja e dytë mes Shqipërisë dhe Malit të Zi do të zhvillohet më 27 gusht, në Mal të Zi, duke nisur nga ora 11:00.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related