Në një reagim për situatën e krijuar te Vllaznia e Femrave, Kliti Hoti e cilëson shqetësuese gjendjen e skuadrës, duke kërkuar që të rishikohet vendimi i Lazër Matijës për t’u larguar.
Hoti vlerëson kontributin 13-vjeçar të Matijës, ndërsa thekson se vazhdimësia e ekipit nuk mund të mbështetet vetëm te sakrifica e një individi.
Ai kërkon që Bashkia Shkodër, Federata Shqiptare e Futbollit dhe aktorë të tjerë të ulen së bashku për të gjetur një zgjidhje të qëndrueshme financiare dhe organizative.
“Vllaznia e Femrave është një krenari e Shkodrës dhe duhet ta trajtojmë si të tillë. Lazër Matija meriton mbështetje për të vazhduar atë që ka ndërtuar, ndërsa vajzat e Vllaznisë meritojnë sigurinë se historia e tyre do të vazhdojë.”

