Himarë/ Rëndohet situata me zjarrin, flakët djegin një banesë

Zjarri në Himarë po përkeqëson ndjeshëm situatën, teksa flakët që përhapen me shpejtësi kanë shkrumbuar një shtëpi të pabanuar dhe vazhdojnë të kërcënojnë banesa të tjera në këtë zonë.

Zjarrfikësit ndodhen prej orësh në vendngjarje, duke u përballur me sfida të shumta për të vënë nën kontroll dhe për të izoluar zjarrin, në përpjekje për të ndalur përhapjen e mëtejshme të tij.

Përhapja e shpejtë e flakëve po ndihmohet nga era dhe terreni i vështirë, çka e bën edhe më të ndërlikuar ndërhyrjen e ekipeve zjarrfikëse.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe