Këshilli i BE-së autorizon nisjen e negociatave për heqjen e roaming-ut për Ballkanin Perëndimor

Publikuar me datë:

Këshilli i Bashkimit Evropian ka miratuar të enjten hapjen e negociatave me Kosovën, Shqipërinë, Bosnjë-Hercegovinën, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për heqjen e roaming-ut, duke mundësuar që së shpejti qytetarët e këtyre vendeve të mund të përdorin telefonat e tyre pa tarifa shtesë gjatë udhëtimeve në territorin e BE-së.

Sistemi “Roam Like at Home” mundëson që qytetarët të bëjnë thirrje telefonike, të dërgojnë mesazhe dhe të përdorin internetin kur udhëtojnë jashtë vendit pa paguar tarifa shtesë, derisa kjo zonë mbulon BE-në, vendet e Zonës Ekonomike Evropiane – Islandën, Lihtenshtajnin dhe Norvegjinë – dhe së fundmi edhe Moldavinë e Ukrainën.

Marilena Raouna, zëvendësministre për Çështje Evropiane e Qipros – shtet që aktualisht kryeson Këshillin e BE-së – deklaroi të enjten se ky vendim dërgon një sinjal të qartë të përkushtimit të BE-së ndaj vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Shtetet e Ballkanit Perëndimor detyrohen të harmonizojnë legjislacionin dhe të zbatojnë rregullat e BE-së përpara se t’i bashkohen zonës “Roam Like at Home”. Komisioni Evropian pastaj do të vlerësojë zbatimin e obligimeve dhe, nëse rezultati është pozitiv, do të konfirmojë se janë plotësuar kushtet për hapjen reciproke të tregjeve të roaming-ut mes shteteve të BE-së dhe atyre të Ballkanit Perënidmor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Sulmet alarmojnë Arabinë Saudite, pezullohet transporti përmes naftësjellësit

Arabia Saudite bëri të ditur të premten mbylljen e...

Peka: Gardh për protestuesit në Mal të zi. Janë bllokuar, pretendohet se është kërkesë nga qeveria e Shqipërisë!

Eksperti për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, Avenir Peka pretendon se rreth...

Ministria e Mbrojtjes: Pesë vatra aktive zjarresh, asnjë rrezik për zonat e banuara

Ministria e Mbrojtjes bëri bilancin e situatës së zjarreve...

SHBA/ 11-vjeçarja akuzohet për vrasjen e vëllait 15-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Oklahoma të SHBA-së,...