Administrata dhe banorët vullnetarë të Kelmendit, me iniciativën e administratores Florida Peraj, kanë zhvilluar një tjetër aksion pastrimi në zonën e Vuklit, aty ku lumi i Cemit i jep kësaj treve një bukuri të rrallë natyrore.
Përmes këtij aksioni, pjesëmarrësit kanë dhënë një mesazh të fortë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e mjedisit dhe ruajtjen e pasurive natyrore të Kelmendit nga ndotja dhe pakujdesia njerëzore.
“Aksionin e radhës të pastrimit e patëm në Vukël, aty ku lumi i Cemit i jep vendit një hijeshi që ta mbush shpirtin, por shpesh pakujdesia njerëzore ia cënon vlerat që ka. Kjo natyrë asht bekim prej Zotit e na fton me kenë ma të kujdesshëm për çka kemi duke mos e ndotë vendin tonë me duert tona.
Çdo mbeturinë që hidhet, ia humb bukurinë maleve, ujit e tokës që na ka rritë. Malet e Kelmendit nuk mjafton me i dashtë me fjalë, por duhet që tanë bashkë me i mbrojtë me vepra. Se natyra që kena sot, asht amanet për brezat që vijnë nesër”, thuhet në mesazhin e shpërndarë pas aksionit.

