Kelmend/ Administratorja takim me policinë për parandalimin e zjarreve

Publikuar me datë:

Në njësinë administrative të Kelmendit është zhvilluar një takim ndërgjegjësues me fokus parandalimin e zjarreve dhe mbrojtjen e pyjeve, në kushtet e temperaturave të larta që kanë përfshirë zonën.

Administratoria e Kelmendit, Florida Peraj, bëri të ditur se në takim morën pjesë kryepleqtë e fshatrave, përfaqësues të Policisë së Shtetit dhe inspektorë të pyjeve për zonën.

Sipas saj, qëllimi kryesor ishte koordinimi i masave parandaluese dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve dhe komunitetit lokal për të shmangur çdo rrezik të mundshëm nga zjarret në pyje.

“Bashkëpunimi mes institucioneve, kryepleqve dhe banorëve është çelësi për parandalimin e çdo rreziku, veçanërisht në këto ditë me temperatura të larta”, u theksua gjatë takimit.

Gjithashtu, u është bërë thirrje barinjve që ndodhen në bjeshkë, banorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes maksimal dhe të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarr.

Në përfundim, autoritetet lokale kanë nënvizuar se mbrojtja e pyjeve dhe pasurive natyrore të Kelmendit është përgjegjësi e përbashkët e të gjithëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Arrestohet efektivi në Tiranë, dhunoi vajzën e mitur

Drejtoria Rajonale e Tiranës ka vendosur të ndalojë me...

Prishtinë/ Alarm fals për bombë, policia bllokon për disa orë stacionin e urbaneve në kryeqytet

Alarmi për bombë në stacionin e autobusëve të Prishtinës...

Vret me thikë imamin në Kosovë, arrestohet autori, shkak konflikti për kositjen e barit

Imami i Zlipotokut, një fshat në Dragash, është vrarë...