Këlliçi: Referendumi për Berishën, proces demokratik si në PPE!

Publikuar me datë:

Deputeti demokrat, Belind Këlliçi, ka folur mbi zgjedhjet që po mbahen sot në PD.

Ai ka deklaruar se referendumi për rikonfirmimin e Sali Berishës si kryetar i Partisë Demokratike po shoqërohet sipas tij me një pjesëmarrje të lartë të anëtarësisë në të gjithë vendin.

Sipas tij, interesi i demokratëve për këtë proces ka tejkaluar edhe pritshmëritë, duke e cilësuar referendumin një proces demorkstik i ngjashëm me atë të PPE.

” Ishim te dega 12 edhe më bën përshtypje, keni në Farkë, aty ku është edhe zemra e degës 12, ka një pjesëmarrje shumë, shumë, shumë të lartë, në raport me, qoftë me zgjedhjet e një muaji më parë për kryetarët e degëve që janë bërë, por qoftë edhe me faktin që është një proces, pra le të themi atipik siç është referendumi, ku unë do të doja edhe të ndalesha pak.

 Partia Popullore Europiane, që është grupimi më i madh politik në Europë, në Parlamentin Europian, ku bëjnë pjesë partitë e qendrës së djathtë dhe të djathta, ku bën pjesë mes tyre dhe Partia Demokratike e Shqipërisë, zhvillojnë me referendum zgjedhjet për kryetarin e saj. Pra çfarë do të thotë? Manfred Weber, që sot është kreu i Partisë Popullore Europiane, është zëri më i fuqishëm, ndër zërat më të fuqishëm në politikën europiane, është i zgjedhur në të dy mandatet e tij, pra jo vetëm në këtë aktualin, me referendum. Dhe po ta marr rastin konkret. Në maj të vitit 2022, për shkak se paraardhësi i tij Donald Tusk, i cili shkoi për të garuar dhe u zgjodh kryeministër i Polonisë, sepse është polak në origjinë, u zhvilluan zgjedhje të parakohshme për kreun e PPE-së. Dhe u gjet një konsensus sepse përherë në partitë e qendrës së djathtë europiane kryesisht, kur ka figura të forta garuese, zgjidhen përherë me konsensus, nga të gjithë grupet e interesit apo flukset që vijnë brenda grupimeve politike. Manfred Ëeber në maj të 2022-shit mori një mandat të pjesshëm deri në 2025-ën dhe u zgjodh me referendum. E njëjta gjë ndodhi në prill të 2025-ës, vitin e kaluar, kur ju e keni transmetuar edhe samitin e PPE-së…”.- ka deklaruar Këlliçi ndër të tjera.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Vogëlushja mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel, do ta sjellim në Surrel

Protestat kundër projektit për Zvërnecin vijuan për të katërtën...

Pensionistët në Shkodër prej 3 ditësh në pritje te pensioneve nga posta e qytetit

Dhjetëra pensionistë në Shkodër raportohen se po presin prej...

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë nga Kosova që humbën jetën në Shëngjin

Një tragjedi është shënuar pasditen e kësaj të mërkure...