“Ju erdhi fundi!”/ PS voton me shpejtësi projektligjet mes tensioneve në Kuvend, opozita iu bie tavolinave: Lironi studentët!

Publikuar me datë:

Deputetët socialistë vijojnë të votojnë me shpejtësi projektligjet e rendit të ditës, ndërsa opozita bojkoton votimin dhe godet pa pushim tavolinat në sallën e Kuvendit.

“Ju erdhi fundi!” dhe “Lironi studentët!”, janë disa nga thirrjet e deputetëve të opozitës, shumica e të cilëve janë ngritur pranë foltores. Mes tensioneve ka ndërhyrë edhe Garda.

Më herët, në sallë pati përplasje dhe shtyrje mes deputetit demokrat Flamur Noka dhe deputetëve socialistë. Në debat është përfshirë edhe deputeti Luçiano Boçi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related