Në fshatin Pistull, në bashkinë Vau Dejës, Luçije Baçli 85 vjeçe jeton në një banesë e cila është jashtë çdo standardi për një jetesë normale. Shtëpia është e amortizuar dhe rrezikon të shembet, ndërsa ajo jeton çdo ditë me frikën se mos mbetet nën rrënoja.
E moshuara jeton vetëm me djalin e saj, 64 vjeç, I cili vuan nga çrregullimet e shëndetit mendor. Djali I saj nuk ka përfituar KEMP apo ndonjë formë tjetër mbështetetjeje nga institucionet shtetërore.
85 vjeçarja tregon se mosha e thyer e bën gjithnjë e më të vështirë kujdesin për djalin e saj.
E moshuara I bën thirrje institucioneve përkatëse ta ndihmojnë që djali I saj të përfitojë ndihmën që I takon sipas gjendjes shëndetësore, si dhe ti sigurojnë një banesë të përshtatshme për të jetuar bashkë me djalin e saj.

