Akuzohet për zjarrvënie, arrestohet 57-vjeçari në Lushnje

Publikuar me datë:

Një 57-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ndezi zjarr për të djegur mbeturinat në pronën e tij, por flakët dolën jashtë kontrollit dhe shkaktuan dëme të konsiderueshme në tokën e fqinjit.

Sipas policisë, në pranga ka rënë shtetasi I. K., banues në fshatin Lumth. Ngjarja ndodhi një ditë më parë, kur ai dyshohet se i vuri zjarrin mbeturinave në tokën e tij, ndërsa flakët u përhapën në pronën ngjitur, në pronësi të shtetasit A. A.

Si pasojë e zjarrit u dogjën një mjet bujqësor (zetor), një rimorkio dhe baza ushqimore për blegtorinë, duke shkaktuar dëme materiale.

Gjatë përpjekjeve për të shuar flakët në pronën e tij, pronari A. A. pësoi djegie dhe u transportua në Spitalin e Lushnjës. Sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

Pas veprimeve hetimore, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë arrestuan 57-vjeçarin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Fierit për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related