Izraeli dhe Libani pajtohen për armëpushim

Publikuar me datë:

Si rezultat i bisedimeve të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, Izraeli dhe Libani janë pajtuar që të zbatojnë një armëpushim, njoftoi Departamenti amerikan i Shtetit.

Izraeli dhe Libani po ashtu janë pajtuar që të punojnë drejt krijimit të zonave pilot në të cilat Forcat e Armatosura të Libanit do të merrnin kontrollin ekskluziv të territorit, duke përjashtuar të gjithë aktorët joshtetërorë, u tha në njoftim.

Këto hapa do të lehtësojnë përparimin drejt një marrëveshjeje për paqe gjithëpërfshirëse dhe të sigurisë, shtoi Uashingtoni.

Izraeli rikonfirmoi se siguria dhe integriteti i tij territorial mund të garantohen vetëm përmes çarmatosjes së Hezbollahut dhe shkatërrimit të infrastrukturës së tij në të gjithë Libanin, sipas deklaratës. Të dy palët ranë dakord të rifillojnë diskutimet në kuadër të kanaleve politike dhe të sigurisë gjatë javës së 22 qershorit, me synimin për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Hezbollahu është grup militant dhe parti politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit. Ai konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, ndërkaq Bashkimi Evropian ka në listën e zezë vetëm krahun e armatosur të grupit.

Departamenti amerikan i Shtetit tha se SHBA-ja është pajtuar që të vazhdojë të lehtësojë komunikimin mes palëve.

Të gjitha palët dënuan sulmet e Iranit ndaj vendeve në rajon dhe aktivitetet e vazhdueshme që minojnë stabilitetin në të gjithë Lindjen e Mesme, u tha po ashtu në njoftimin e Departamentit amerikan të Shtetit.

Para njoftimit për armëpushim, ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araqchi, paralajmëroi se çdo sulm izraelit ndaj kryeqytetit libanez, Bejrut, do të çonte në “pasoja të rënda dhe në një rifillim të plotë të luftës”.

Këto komente ai i bëri në një kohë kur tensionet janë të rritura lidhur me një armëpushim të brishtë mes Iranit dhe SHBA-së – që është në fuqi që nga prilli – tensione që pjesërisht janë nxitur nga luftimet e vazhdueshme në Iran.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiçit, protestave në Serbi

Ndërsa Lista Serbe i cilëson si “referendum” zgjedhjet e...

Tirana “zhduk” këndet e lojërave, mbytet nga betoni

Tirana nuk ka më kënde lojërash, pasi një pjesë...

GJKKO i kthen SPAK-ut dosjen për ish-kryebashkiakun e Kavajës, Elvis Rroshi

Gjykata e Posaçme i ka kthyer SPAK-ut dosjen për...

Shkodra Elektronike ngre zërin për Zvërnecin: “Edhe na po çohena”

Kauza për mbrojtjen e Zvërnecit po gjen gjithnjë e...