IGJEUM: Vendi ynë, në periferi të valës së nxehtë afrikane. Ja ditët më të nxehta

Publikuar me datë:

Shqipëria ndodhet në periferi të valës së të nxehtit që ka përfshirë Europën. Meteorologët parashikojnë  temperatura të ajrit mbi normalen e muajit maj. Më të larta pritet të jenë  të mërkurën dhe të enjten.

“Preket dhe vendi ynë duke qenë se qendrën e ka dhe në Europë, por jemi më në periferi të kësaj mase të nxehtë me origjinë afrikane  që dominon gjatë kësaj jave mbi kontinentin e Europës. Qendra ndodhet mbi  Mbretërinë e Bashkuar, Spanja, Franca janë tre shtetet më të goditura ku dhe vala është më intensive ku  temperaturat shkojnë deri në 40 gradë ndërkohë që për vendin tonë  temperaturat përgjatë këtyre ditëve maksimalet të shkojnë deri në 33 gradë celcius. Vlen të theksohet se ne i referohemi vlerave të temperaturave të ajrit që maten sipas standardeve të organizatës botërore të meteorologjisë  pavarëisht se maten 33 mund të ndjehen më të larta , tha ajo.

Në mesjavë meteorologët thonë se do të përjetojmë netë tropikale ndërsa mëngjeset do të ngjasojnë me ato të korrikut. Vlera më të larta termometri parashikohet të  shënojë në  Ultësirën Perëndimore.

“Përveç rritjes maksimaleve shfaq dhe rritje te temperaturave minimale të natës,  ku përgjatë mëngjesit neser  temp ne bregdet 17,  në zona të ulta 18 gradë I  aforhen netëve tropikale, temperatura që jemi  mësuar ti përjetojmë në korrik dhe fillim gushti. Ultesira perëndimore që regjistron temperatura me të larta, Shkodra, Fieri  Elbasani, Tirana. Nuk mund ti quajmë temperature normale për majin, janë shumë më të larta se normalet shumëvjeçare të muajit”, shtoi ajo për abcnews.

Kjo situatë pritet deri më 28 maj kur meteorologët  parashikojnë rikthim të reshjeve lokale në formë stuhishë  në zona  kodrinore dhe malore, pasojë e përplasjes së masave ajrore të nxehta me ato mesdhetare.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Indonezi/ Fundoset anija, 130 persona të zhdukur dhe 6 viktima

Operacionet e kërkimit vijojnë ende në Indonezi, pasi një...

Kroaci/ Zjarr me përmasa të mëdha, evakuohen 230 persona nga ishulli Braç

Rreth 230 persona janë shpërngulur nga ishulli Braç në Kroaci, pasi një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një zonë të madhe të mbuluar me vegjetacion, duke u afruar rrezikshëm pranë zonave të banuara. Gjatë natës, më shumë se 220 zjarrfikës, të pajisur me 69 automjete, kanë punuar pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. […]

Bardh Spahia: Ministrja nuk mohoi thelbin e denoncimit, por u fsheh pas “mburojës” së grave

Nga Bardh Spahia Një reagim ndaj Ministres së Shëndetësisë...

Egla Ceno: “Takimi u kthye në monolog, Rama kërkoi të dilja jashtë nga përplasja për Territorialen”

Aktorja Egla Ceno ka zbuluar momentet e tensionit gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama, në kuadër të diskutimeve për Reformën Territoriale. Sipas saj, një delegacion prej përfaqësuesish të Poliçanit ishte nisur për të përcjellë shqetësimet dhe mendimet e banorëve të qytetit. Ceno shpjegoi se mbledhja u hap nga ministri Demo, i cili i dha […]