Deputeti i Shkodrës nga radhët e demokratëve, Kliti Hoti, ka kritikuar ministrin Enea Karakaçi lidhur me mungesën e projekteve dhe financimeve në këtë bashki, duke e akuzuar për mosrealizimin e zotimeve të bëra më parë.
Gjatë deklaratës së tij, Hoti theksoi se qytetarët e Shkodrës nuk do të lejojnë të manipulohen me ceremoni dhe inaugurime në periudhën parazgjedhore, teksa projektet e premtuara ende mungojnë në qytet.
«Ku janë investimet që premtove për Shkodrën? Asnjë nuk mbajte. Shkodra nuk gënjehet para zgjedhjeve me disa shirita që pret”
