Izraeli: Vritet në Gaza komandanti i Hamasit që mori pjesë në sulmin e 7 tetorit

Publikuar me datë:

Një komandant i Hamasit u vra në Rripin e Gazës nga forcat izraelite, sipas ushtrisë së Izraelit, e cila pretendon se ai ishte i përfshirë në sulmin e 7 tetorit 2023 në territorin izraelit.

Forcat e armatosura izraelite njoftuan se komandanti i eliminua bënte pjesë në njësinë elitare “Nukba”, e cila kreu infiltrimin në Izrael më 7 tetor. Sipas deklaratave izraelite, ai ishte i angazhuar në planifikimin e sulmeve të reja kundër civilëve dhe ushtarëve izraelitë, po ashtu dhe në rigjallërimin e kapaciteteve të Hamasit.

Gjatë sulmit të 7 tetorit 2023, humbën jetën rreth 1,200 persona në Izrael, ndërsa 251 të tjerë u rrëmbyen dhe u dërguan në Gaza.

Sipas ushtrisë izraelite, vrasja e këtij komandanti konsiderohet pjesë e përpjekjeve për të ndaluar sulme të mëtejshme. Ata e cilësuan ndërhyrjen si shkelje të armëpushimit, i cili mbetet në fuqi që prej tetorit të vitit 2025.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të hënën se “nuk do të ketë qeveri të Hamasit në Gaza”, duke dërguar një paralajmërim të qartë për personat e përfshirë në sulmin e 7 tetorit.

“Ne do t’i kapim ata, siç kemi kapur të tjerët”, tha Netanyahu, sipas një deklarate të zyrës së tij.

L

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Koha e të vërtetës për Xhakën, do merret në pyetje nga prokuroria

Pas një periudhe të shkurtër larg aktivitetit futbollistik dhe...

Protestë para Komisariatit 1 në Tiranë, kërkohet lirimi i të shoqëruarve

Edhe sot, në ditën e 128-të, qytetarët kanë vazhduar...

Holanda shqyrton ndalimin e celularëve në shkolla dhe masa të reja për përdorimin e internetit nga fëmijët

Kabineti holandez u ka kërkuar shkollave fillore dhe të mesme që të ndalojnë nxënësit nga përdorimi i telefonave celularë gjatë gjithë ditës shkollore, përfshirë periudhat e pushimit dhe veprimtaritë në ambientet e shkollës. Sipas propozimit të ri, nxënësit do të jenë të detyruar të mbajnë celularët larg gjatë të gjithë orarit të shkollës—nga klasat, në […]