Pas nëntë vitesh në shërbim të komunitetit katolik të Shkodrës, Dom Vlash Palaj i ka dhënë fund detyrës së tij si famullitar i qytetit.
E diela, 4 tetor, shënoi meshat e fundit të tij në këtë funksion, duke mbyllur kështu një periudhë të gjatë shërbimi pranë besimtarëve shkodranë.
Në fjalën e tij përpara komunitetit, Dom Vlash Palaj u ndal te ndryshimet që ka përjetuar shoqëria shqiptare ndër vite, duke sjellë edhe një mesazh për raportin e njeriut me Zotin.
“U munduam në komunizëm të arrijmë gjërat pa ndihmën e Zotit, por ndërtuam shkatërrimin tonë. Pas asaj kohe, krijuam një shkatërrim të ri…”, u shpreh ai.

