Rreth 400 gramë kokainë janë zbuluar dhe sekuestruar nga Prokuroria e Elbasanit në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore, gjatë kontrolleve të kryera në dy banesa në Gramsh.
Banesa e shtetasve me inicialet T.H. dhe R.H. iu nënshtrua bastisjes, ndërsa të dy ndodheshin në arrest shtëpie. Megjithatë, dyshohet se ata vazhdonin të shpërndanin lëndë narkotike pavarësisht masës së sigurisë ndaj tyre.
Operacioni është ende në zhvillim dhe hetimet janë zgjeruar edhe tek oficerët e policisë të zonës. Ata dyshohen për shpërdorim detyre, pasi mendohet se nuk kanë kryer kontrollet e nevojshme për të siguruar respektimin e arrest shtëpisë nga këta qytetarë.
Në të kaluarën, një prej të ndaluarve ka rezultuar i përfshirë në veprimtari të shpërndarjes së lëndëve narkotike.

