50 persona sulmojnë 10 adoleshentë në Greqi, përleshje masive në një park

Publikuar me datë:

Një sherr i ashpër mes të rinjve u shënua në orët e vona të natës në Volos të Greqisë, duke rezultuar në plagosjen serioze të dy personave të moshës nga 17 deri në 20 vjeç.

Burime nga mediat greke bëjnë të ditur se përplasja ndodhi në një park afër një spitali lokal. Rreth dhjetë të rinj që ndodheshin në park, u sulmuan papritur nga një grup prej 50 personash të armatosur me shkopinj, të cilët goditën pa dallim këdo që u gjet përballë tyre.

Grupi thuhet se kishte në shënjestër një 20-vjeçar, i cili gjatë ditës më herët ishte përfshirë në një konflikt me tre të tjerë. Pas përleshjes, ai kishte marrë mesazhe kërcënuese me paralajmërimin se do të “paguante” për incidentin.

Mbrëmjen e asaj dite, 20-vjeçari ndodhej në park bashkë me miqtë e tij, kur një grup prej rreth 50 personash nga Nea Ionia dhe zona të tjera të Volosit i zunë pritë.

Të paktën katër të rinj u rrëzuan pas goditjeve që morën në kokë dhe trup, ndërkohë që të tjerët u përpoqën të shpëtonin duke u larguar me vrap nëpër rrugicat përreth. Sipas raportimeve, dy prej të plagosurve përfunduan në spitalin e Volosit, ndërsa një i ri u gjet në gjendje të pavetëdijshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Aksident tragjik në Itali, humb jetën 31-vjeçarja shqiptare, plagosen tre fëmijë

Një grua 31-vjeçare me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë...

Konflikt në rrugët e Korçës, plagoset 30-vjeçari, policia zbardh ngjarjen

Policia ka dhënë informacionet e para për plagosjen e...

PS Shkodër nis organizimin për zgjedhjet e vitit 2027, Karakaçi mbledh strukturat drejtuese

Partia Socialiste në Shkodër ka nisur përgatitjet për zgjedhjet...