GJKKO tërhiqet për vendim për masën ndaj Ergys Agasit. Prokuroria “prova të forta”, videot e regjistruara në zyrën e biznesmenit

Publikuar me datë:

Trupa gjykuese e GJKKO-së është tërhequr për të vendosur mbi masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit, pas një seance të gjatë me përplasje argumentesh mes prokurorisë dhe mbrojtjes. Prokurorët insistuan të mbahet në fuqi masa “arrest me burg” për Agasin, duke theksuar se në duart e tyre ndodhen prova që, sipas tyre, vërtetojnë akuzat për pastrim parash dhe ndikim në tendera nga ana e biznesmenit.

Një element kyç i dosjes së prokurorisë janë disa video të regjistruara në zyrën e Agasit. Organet e akuzës pretendojnë se këto pamje janë xhiruar nga vetë Ergys Agasi dhe dokumentojnë takime me individë të ndryshëm, duke u konsideruar si materiale të rëndësishme hetimore.

Ndërkohë, avokati i tij, Maks Haxhia, hodhi poshtë pretendimet, duke theksuar se nuk ekziston asnjë provë konkrete që lidh klientin e tij me veprat penale që i atribuohen.

Mbrojtja kërkoi gjithashtu të pajisej me dosjen hetimore, kërkesë që shkaktoi ndërprerjen e përkohshme të seancës.

Pas debateve të zhvilluara, GJKKO ende nuk ka dalë me një vendim përfundimtar, pasi trupa gjykuese është tërhequr në dhomën e këshillimit. Vendimi për masën e sigurisë ndaj Ergys Agasit pritet të shpallet në vijim. Biznesmeni u vu në pranga dy ditë më parë në zonën e Plepave, pasi prej kohësh ishte në kërkim lidhur me dosjen e AKSHI-t.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Elbasani mposht Laçin, Vllaznia ndalet në barazim

Elbasani siguroi një fitore të rëndësishme kundër Laçit, duke...

Protesta në Prishtinë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë drejtësi: Nuk do të heshtim!

Në qendër të Prishtinës, qytetarët janë grumbulluar sërish duke kërkuar drejtësi për Arlinda Zekajn, e cila u vra një javë më parë nga ish-kunati i saj në banesën e saj në Vitomiricë të Pejës. Ngjarja ka ndodhur pavarësisht se Zekaj kishte drejtuar disa herë thirrje institucioneve për mbrojtje. Protesta është fokusuar në kërkim të përgjegjësisë […]