Antonino Mollisi shkëlqen në Europian, shkodrani triumfon me 3 medalje dhe vendos dy rekorde

Publikuar me datë:

Peshëngritësi shkodran Antonino Mollisi ka dhuruar një paraqitje të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian të të Rinjve, zhvilluar më 25 gusht në Kosovë.

Sportisti i ri ka spikatur me rezultatet e tij, duke vendosur dy rekorde europiane, në stilin e shkëputjes dhe në dygarësh, duke treguar edhe një herë potencialin që mbart në arenën ndërkombëtare.

Mollisi e ka mbyllur garën me një koleksion prej tre medaljesh: një medalje ari, një argjendi dhe një bronzi.

Ky është një tjetër rezultat i rëndësishëm për peshëngritjen shqiptare dhe sportin shkodran. Paraqitja në Kosovë e vendos Antonino Mollisin mes emrave të rinj që premtojnë shumë për të ardhmen e këtij sporti.

Një sukses që sjell krenari për Shkodrën dhe konfirmon talentin e sportistit të ri në garat europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related