Gjendet i pajetë një person në Devoll, dyshohet se u rrëzua në lumë në gjendje të dehur

Publikuar me datë:

Një 60-vjeçar nga fshati Kurilë i Devollit është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm dhe dyshohet se është mbytyr në lumë.

Mësohet se viktima kishte shkuar për vizitë tek disa të afërm të tij në fshatin Vishocicë. Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se ai kishte qëndruar deri vonë në një lokal të fshatit dhe gjatë kthimit për në banesë dyshohet se ka humbur ekuilibrin teksa kalonte mbi një urë, duke rënë aksidentalisht në lumë.

Sipas dëshmive të personave që kanë qenë me të në lokal, 60-vjeçari dyshohet se ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.

Grupi hetimor i policisë, pas këqyrjes së vendngjarjes, paraprakisht e konsideron rastin aksidental. Megjithatë, do të jetë ekspertiza mjeko-ligjore ajo që do të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Izraelite, Eyal...

Plas në “Air Albania”/ Pas golit, futbollisti i Izraelit provokon tifozët, përplaset me Hysajn

Miqësorja Shqipëri-Izrael nuk ka kaluar pa tension. Ishte minuta...

Dervishi: Protesta, gjëja më e bukur për Shqipërinë pas marrjes së IBAR-it

Gazetari Lutfi Dervishi e ka vlerësuar protestën para Kryeministrisë,...