Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me një rast vdekjeje të ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.
Viktima është identifikuar si Ismet Habili, 45 vjeç, i cili u gjet i pajetë brenda një automjeti.
Mjeti ku u gjet i ndjeri rezulton të jetë i regjistruar në emrin e tij.
Policia ka reaguar lidhur me ngjarjen, duke theksuar dyshimet për vrasje.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 20.10.2026, rreth orës 20:20, në Sallën Operative është marrë njoftim për një automjet të aksidentuar në rrugën “Mihal Popi”, në bllokun “1 Maji”.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar brenda automjetit tip “Volvo”, shtetasin I. H., pa shenja jete, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

