Gazetarja Xhensila Kodra raportoi drejtpërdrejt mbi incidentin e rëndë të ndodhur në Tiranë, ku një person u gjet i pajetë brenda automjetit të tij.
Kodra theksoi se rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, pasi nuk është përcaktuar nëse bëhet fjalë për vrasje apo vetëvrasje. Sipas saj, hetuesit nuk kanë hapur ende derën e makinës ku ndodhet trupi i viktimës.
Dyshimet paraprake sugjerojnë se është përdorur armë me silenciator.
Xhensila Kodra: “Viktima ka humbur kontrollin e makinës dhe është përplasur me bordurën e një pallati. Ismet Habili është viktima dhe nuk është person problematik për policinë.”
Ngjarja u shënua në zonën e 1 Majit. Ende nuk ka qartësi nëse bëhet fjalë për një vrasje apo një akt vetëvrasjeje, për shkak se autoritetet nuk kanë hapur akoma derën e automjetit. Sipas informacioneve të para, një qytetar njoftoi policinë pasi kishte vënë re një makinë të aksidentuar.
Viktima është zbuluar i qëlluar në gojë me armë zjarri, brenda automjetit të tij. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje vijojnë ende.

