Pas kritikave ndaj mazhorancës dhe thirrjes që Rama të largohet, Spiropali denoncon bllokimin e llogarisë në Facebook

Publikuar me datë:

Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka bërë të ditur publikisht se faqja e saj zyrtare në Facebook është bllokuar.

Kjo situatë ndodh pas një sërë deklaratash dhe publikimesh me tone kritike nga Spiropali, mes tyre edhe një thirrje publike drejtuar kryeministrit Edi Rama, ku e ftonte të “hapë krahun” për të gjetur një zgjidhje për krizën politike në vend.

Nëpërmjet një njoftimi të postuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, Spiropali ka konfirmuar bllokimin e faqes dhe ka lajmëruar se po punon me kompaninë Meta për ta zgjidhur çështjen:

“Të dashur miq

Prej tre ditësh, faqja ime zyrtare në Facebook është e bllokuar. Po punojmë ngushtë me Meta-n që ta rikthejmë sa më shpejt.

Për të gjithë ju që keni tentuar të më shkruani, deri në njoftimin e radhës, mund të më kontaktoni drejtpërdrejt këtu në Instagram.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe mbështetjen tuaj!”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related