14 ditë revoltë studentore, Rama për median greke: Nuk jap dorëheqjen! Protestuesit që kërkojnë largimin tim janë me kapuçë ose të lidhur me Antifa-n

Publikuar me datë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për median greke “Kathimerini”, deklaroi vendosmërinë për të vazhduar drejtimin e vendit, pavarësisht episodeve të dhunshme gjatë protestave të fundit në Tiranë. Rama theksoi se bën një ndarje të qartë mes studentëve që kërkojnë ndryshim dhe pjesëmarrësve të maskuar, duke përmendur edhe elementë të lidhur me lëvizjen Antifa.

“Një pakicë beson se vënia e vendit në zjarr është rruga më e shkurtër drejt pushtetit”, thotë zoti Rama.

-Cila është përgjigjja juaj ndaj kërkesave të protestuesve për arsim më të mirë, luftë kundër korrupsionit dhe ulje të kostos së jetesës?

Kurrë nuk kam pohuar se gjithçka në Shqipëri është në gjendjen më të mirë. Nuk jam i mendimit se të rinjtë duhet të mjaftohen me çfarë është arritur deri më tani. Preokupimet e tyre për arsimin, shpenzimet e jetesës dhe mungesën e mundësive reale janë të drejta dhe meritojnë zgjidhje të thella. Buxheti për vitin 2027, i cili do të prezantohet së shpejti, përmban masa shtesë për familjet, shërbimet publike dhe studentët. Në të njëjtën kohë, kam ftuar si studentët ashtu dhe mësuesit në një debat të hapur. Jam i hapur të shqyrtoj çdo sugjerim të arsyeshëm, përfshirë edhe ato që vinë nga kritikët më të rreptë.

Megjithatë, ekziston një dallim i dukshëm midis studentëve që synojnë të ardhmen dhe grupeve me maska – ku përfshihen edhe persona që i lidh me lëvizjen Antifa – të cilët përdorin kokteje Molotov, dëmtojnë ndërtesa shtetërore dhe shkatërrojnë pronën private. Institucionet e Drejtësisë kanë për detyrë të luftojnë korrupsionin. Ata të cilët përdorin dhunën nuk mund të pretendojnë përfaqësimin e të gjithë brezit.

-A keni ndërmend të jepni dorëheqjen?

Jo. Në një shoqëri demokratike, qeveria ndryshohet përmes votimeve, jo përmes akteve të dhunshme. Mandatin na e besoi populli shqiptar vitin e kaluar dhe unë synoj ta çoj deri në fund. Kërkesat për dorëheqjen time janë pjesë e demokracisë, por askush s’mund ta imponojë atë me forcë. Unë jam këtu për të dëgjuar shqetësimet legjitime, për të mbrojtur të drejtat e qytetarëve, si dhe për të çuar përpara procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Nuk do të largohem nga kjo përgjegjësi sepse një pakicë beson se djegia e vendit është rruga më e shpejtë drejt pushtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related