Gjelaj nga Tuzi: Rruga drejt Evropës, më shumë mundësi për qytetarët

Publikuar me datë:

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka uruar qytetarët me rastin e Ditës së Evropës, duke theksuar rëndësinë e vlerave evropiane, bashkëjetesës dhe zhvillimit të rajonit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjelaj është shprehur se Komuna e Tuzit ka qenë gjithmonë bartëse e vlerave evropiane dhe një urë lidhëse mes kulturave. Në fotografinë e publikuar, në sfond shfaqet monumenti i heroit kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, ndërsa pranë tij ndodhet ambasadori i Bashkimit Evropian, Johann Sattler.

Në mesazhin e tij, kreu i Tuzit nënvizon se rruga drejt Evropës është një përcaktim për një shoqëri më të drejtë, më të zhvilluar dhe me më shumë mundësi për qytetarët.

“Vazhdojmë së bashku të ndërtojmë Malësinë evropiane, duke ruajtur identitetin tonë, vlerat tona dhe frymën e bashkëjetesës që na ka karakterizuar gjithmonë”, shkruan Gjelaj në urimin e tij për 9 Majin – Ditën e Evropës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Bluza në fushë, mesazhi i futbollistëve të Kosovës për ish-drejtuesit e UÇK-së

Futbollistët e Kosovës, të mbledhur për sfidat e ardhshme në Ligën e Kombeve, kanë zgjedhur të shprehin publikisht qëndrimin e tyre, duke u paraqitur me bluza të cilat mbanin mbishkrimin “Drejtësi për çlirimtarët”. Federata e Futbollit të Kosovës njoftoi se Kombëtarja dhe FFK-ja janë bërë pjesë e fushatës së mbështetjes për ish-udhëheqësit e UÇK-së. Gjatë […]

Europa po përgatitet për mundësinë e një konflikti me Rusinë

Një sërë lëvizjesh të regjistruara pothuajse njëkohësisht në kryeqytetet evropiane pasqyrojnë shqetësimin në rritje se lufta në Ukrainë mund të marrë përmasa më të gjera, ose se Rusia mund të tentojë të testojë qëndrueshmërinë e NATO-s pa iu drejtuar një pushtimi në shkallë të gjerë.  Ditët e fundit, Bjellorusia zhvilloi stërvitje ushtarake katërditore pranë kufirit […]

Fran Gjoka pritet të jetë kandidati i PS për Bashkinë Pukë

Fran Gjoka është emri që, sipas burimeve, Partia Socialiste...