Ish-banori i Big Brother VIP Albania 5, Gimbo, ka ndarë detaje të reja nga jeta e tij personale dhe projektet muzikore gjatë një interviste në Goca dhe gra.
Teksa foli për marrëdhënien me Selin Bollatin, romancë e cila nisi brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Gimbo zbuloi se lidhja e tyre po vijon edhe jashtë formatit dhe madje ka hedhur hapa të rëndësishëm përpara.
Ai tregoi për takimin e partneres me mamanë e tij, duke lënë të kuptohet se gjithçka ka shkuar mjaft mirë.
“Çika është duke u bërë gati (qesh). Selinës i kam treguar që do të të dërgoj, e kishim një takim shumë të mirë, u kënaqëm. Ishalla kështu vazhdon”, u shpreh ai, duke reflektuar një raport të ngrohtë dhe pozitiv mes tyre.
Nga ana tjetër, ish-banori ndau edhe planet në muzikë, duke zbuluar se është duke punuar për një album të ri në bashkëpunim me Gjesti, fitues i Big Brother VIP Albania 4.
“Albumi ka të veçantë, secila këngë është ndryshe nga tjetra, është një sound i ri. Nuk e keni ndjerë ndonjëherë, për këtë jemi munduar ta bëjmë në mënyra autentike të muzikës shqiptare”, tha ai.

