Gent Progni: Motoja jonë është ‘Rama në burg, Berisha në burg’! Mos u përçani, bashkë jemi më të fortë

Publikuar me datë:

Gent Progni, një ekspert i teknologjisë së informacionit dhe një nga zërat kryesorë të protestave të fundit në kryeqytet, ka shkuar sot në Polisinë e Tiranës. Kjo ftesë nga autoritetet erdhi pas marshimit të djeshëm, ku protestuesit e kaluan një distancë të konsiderueshme duke u drejtuar nga qendra e qytetit në rrugën që çon në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

Para mediave, Progni sqaroi detajet e dëshmisë së tij, duke hedhur poshtë spekulimet se qëllimi i marshimit ishte për të bllokuar aeroportin. Ai shpjegoi se destinacioni përfundimtar ishte mbikalimi i Kasharit, duke theksuar se aksioni kishte një mesazh të qartë për kryeministrin Edi Rama.

“Unë dhashë deklaratat e mia për protestën dhe marshimin e djeshëm. E sqarova se qëllimi ishte mbikalimi i Kasharit dhe jo aeroporti. Kisha përgatitur më shumë se 100 flakadanë për të treguar se ne nuk jemi thjesht duke bërë një shëtitje në Tiranë, por jemi të vendosur që të bëjmë kilometrat e nevojshëm për t’i treguar Edi Ramës se e kemi seriozisht”, tha ai.

Në vazhdim, Progni zbuloi atë që ai e përshkroi si moton e kësaj revolte, duke goditur të dyja partitë e politikës tradicionale, ndërsa bëri një thirrje të fuqishme për unitet përpara marshimit që pritet të fillojë pas pak orësh.

“Motoja e protestës është ‘Rama në burg, Berisha në burg’. Mos u përçani, bashkë jemi më të fortë! Mos harroni marshimin drejt kryeministrisë sot në orën 18:00”, përfundoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

E tmerrshme! Fëmija gjen gjarpër me zile brenda një kopshti në Kaliforni

Një situatë alarmante ndodhi në një çerdhe në lagjen...

Egnatia firmos me mbrojtësin, vjen firma

Eneo Bitri është futbollisti më i ri që i...