96 kilogramë kanabis sekuestrohen në kufirin greko-shqiptar

Publikuar me datë:

Autoritetet greke kanë sekuestruar një sasitë të madhe droge në kufirin mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Raportet tregojnë se gjatë një inspektimi të një automjeti, janë zbulua dhe konfiskuar 90 pako me kanabis të papërpunuar, që peshonin gjithsej 96 kilogramë e 74 gramë. Po ashtu, u gjet një sasi e vogël kokaine, kanabis i përpunuar, 100 euro dhe dy telefona celularë.

Sasia e drogës e sekuestruar dyshohet se është transportuar nga Saranda, përmes disa fshatrave në Bashkinë Konispol.

Një javë më parë, në Nea Selefkia të Igumenicës, janë kapur rreth 110 kg marijuanë që po kalonin nga fshati Çiflik i Konispolit.

Ka aludime që linjat e trafikimit të drogës janë riaktivizuar në Sarandë. Gjatë 10 muajve të fundit, janë raportuar disa incidente të trafikimit të marijuanës, me një sasitë totale prej rreth 540 kg të kapur në Igumenicë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Zgjohet nga koma legjenda e muzikës pas një muaji

Ka lajme pozitive lidhur me gjendjen shëndetësore të këngëtares...

E tmerrshme! Fëmija gjen gjarpër me zile brenda një kopshti në Kaliforni

Një situatë alarmante ndodhi në një çerdhe në lagjen...