Studentët i vënë flakën fotove të Ramës dhe Vuçiç para Kryeministrisë: Nuk tërhiqen nga kërkesa për dorëheqje

Publikuar me datë:

Studentët që kundërshtojnë kryeministrin Edi Rama kanë zgjedhur të përdorin humorin dhe ironinë për të shprehur qëndrimet e tyre, duke i shfaqur mesazhet në formën e pankartave dhe grafiteve nëpër mure.

Një pankartë ku shkruhet “HUMBËM” vë në lojë humbjen politike, ndërsa në një tjetër Rama paraqitet në një tryezë “dialogu” të rrethuar nga qen dhe mace, për të thumbuar iniciativën e dialogut të hapur para institucionit.

Po ashtu, një slogan tjetër që bie në sy është “Premtimet në Bruksel, realiteti në Tiranë”, duke theksuar mospërputhjen mes premtimeve të dhëna dhe realitetit në vend.

Protestuesit kanë djegur fotografitë e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç si një akt simbolik, përpara ndërtesës së Kryeministrisë.

Këto fotografi u vendosën fillimisht mbi tryezën e dialogut të ngritur nga Rama përballë Kryeministrisë, përmes së cilës ai kishte ftuar studentët të dialogonin.

Sidoqoftë, studentët vijojnë ta refuzojnë këtë thirrje, duke theksuar se kërkesa e tyre kryesore për dorëheqjen e kryeministrit nuk është e negociueshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related