Fundjava e fundit e gushtit sjell fluks në Morinë, dhjetëra mijëra hyrje në Shqipëri

Publikuar me datë:

Ditët e fundit të gushtit kanë sjellë një tjetër fluks të lartë lëvizjesh në pikën kufitare të Morinës, teksa shumë qytetarë nga Kosova po zgjedhin t’i mbyllin pushimet verore në bregdetin shqiptar.

Sipas të dhënave të raportuara për 24 orët e fundit, në territorin e Shqipërisë kanë hyrë 52 mijë e 864 shtetas, të shoqëruar nga 13 mijë e 531 automjete. Paralelisht, edhe numri i daljeve ka qenë i konsiderueshëm, me 35 mijë e 72 shtetas dhe 11 mijë e 238 automjete që kanë lënë vendin.

Fluks i ndjeshëm është evidentuar edhe përgjatë pesë ditëve të fundit. Nga 24 deri më 28 gusht, përmes Morinës kanë hyrë në Shqipëri 152 mijë e 694 shtetas dhe 46 mijë e 870 automjete. Në të njëjtën periudhë, në drejtim të daljes janë regjistruar 121 mijë e 846 shtetas dhe 37 mijë e 148 automjete.

Përballë këtij fluksi, autoritetet kufitare vijojnë punën për menaxhimin e lëvizjeve, me qëllim shmangien e krijimit të radhëve dhe përshpejtimin e procedurave në pikën e kalimit kufitar.

Morina mbetet një nga pikat kryesore të hyrjes në Shqipëri për qytetarët e Kosovës, veçanërisht gjatë sezonit veror, kur lëvizjet drejt zonave turistike në vend rriten ndjeshëm.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

“Pa ujë në shtëpi, por i ndërpresin furnizimin”/ Denoncimi i Nikoll Gjekajt për një të moshuar në Malësi të Madhe

Problematika e furnizimit me ujë të pijshëm vijon të jetë shqetësuese në disa zona të Malësisë së Madhe. Në një kohë kur banorët ankohen për mungesën e ujit, kontrollet ndaj lidhjeve të paligjshme kanë nisur të shoqërohen edhe me ndërhyrje në rrjetin e furnizimit. Një prej rasteve të denoncuara publikisht vjen nga kryetari i Partisë […]

Operacion kundër kultivimit të kanabisit/ Arrestohen dy persona në Fushë Arrëz, asgjësohen bimët narkotike

Finalizohet operacioni në Fushë Arrëz policor i koduar “Gurra”. Ky...

Nelson Hysa rikthehet sonte në ring, përballë Thomas Narmos në Londër

Boksieri shqiptar Nelson Hysa do të rikthehet sonte në...