France/ Protesta masive, bllokohen qindra shkolla dhe arrestohen dhjetëra protestues

Publikuar me datë:

Valët e protestave kundër politikave buxhetore të qeverisë në Francë janë intensifikuar, teksa nxënës të shkollave të mesme kanë bllokuar dhjetëra institucione arsimore, ndërsa punonjësit e sektorit publik kanë nisur greva.

Këto protesta po zhvillohen në prag të prezantimit të projektbuxhetit për vitin 2027, i cili pritet të bëhet publik pas dy ditësh, dhe afro shtatë muaj përpara zgjedhjeve presidenciale. Qeveria synon të vendosë masa të reja shtrënguese për të ulur deficitin buxhetor.

Gjatë ditëve të fundit, veprimet e nxënësve nëpër shkolla janë shtuar ndjeshëm. Ata shprehin pakënaqësi për kushtet në të cilat zhvillohet mësimi, duke veçuar numrin e madh të nxënësve në klasa dhe mungesën e mësuesve. Ministria franceze e Arsimit bëri të ditur se protestat kanë prekur mbi 330 shkolla të mesme në mbarë vendin.

Tensionet janë rritur sidomos në disa qytete të mëdha. Në Lille, disa kontejnerë mbeturinash u dogjën pranë një shkolle, ndërkohë që rreth 40 persona janë arrestuar. Kryeministri Sébastien Lecornu protestat e nxënësve i quajti “të papërgjegjshme”, por gjithashtu theksoi se “shqetësimet e tyre duhet të dëgjohen.”

Edhe situata në sektorin publik është përshkallëzuar për shkak të pakënaqësisë. Qeveria planifikon të mbajë të ngrira pagat bazë për vitin 2027, një masë që synon të kursejë afërsisht 2 miliardë euro.

Sindikatat po kundërshtojnë vendimin, duke argumentuar se këtë vit, për të katërtën herë radhazi, pagat do të mbeten të pandryshuara, ndërsa gjatë presidencës së Emmanuel Macron-it, do të ishte hera e tetë që ndodh një gjë e tillë. Sipas tyre, këto masa kanë ndikuar negativisht në fuqinë blerëse të punonjësve.

Me buxhetin e ri për vitin 2027, qeveria franceze synon një shkurtim total prej 54 miliardë eurosh. Masa të tilla po merren në një kohë kur ekonomia e Francës pritet të ketë rritje më të ulët se sa është parashikuar më parë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Publikimi i videove intime, Policia e Tiranës nis hetimet

Policia e Tiranës ka hapur një hetim lidhur me...

“Do sqarohem kur të vijë koha”, Ronaldo lë Portugalinë

Përplasjet me trajnerin kanë çuar Cristiano Ronaldo-n drejt një...

Zeka: Macron është shantazhuar me video-incizime nga këto dy shërbime sekrete

Gazetari Milaim Zeka, gjatë një interviste ku komentoi rastin...