Ferizaj/ 32-vjeçari gjendet i vrarë në banesë, hetohet 24-vjeçarja dhe babai i saj

Publikuar me datë:

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Ferizaj, ku një 32-vjeçar është gjetur i pajetë në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”, rreth orës 22:50 të mbrëmjes së 28 qershorit.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, banorët e lagjes kanë dëgjuar të shtëna me armë zjarri para se të konstatohej viktima, e identifikuar si Florim Haxhidema.

Në lidhje me rastin, me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë një 24-vjeçare e dyshuar për veprën penale “Vrasje”, e cila gjithashtu ka pësuar plagë nga arma e zjarrit dhe ndodhet nën trajtim mjekësor në Prishtinë.

Gjithashtu, në ndalim është marrë edhe babai i saj, deri në sqarimin e plotë të rrethanave dhe rolit të tij të mundshëm në ngjarje.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në morgun e Prishtinës për ekspertizë mjeko-ligjore.

Prokuroria Themelore në Ferizaj po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes, ndërsa si një nga pistat e hetimit përmenden marrëdhëniet e mëparshme mes viktimës dhe autores së dyshuar, si dhe pretendime për konflikt dhe dhunë fizike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Celine Dion rikthehet në skenë pas 6 vitesh

Celine Dion u kthye në skenë mbrëmjen e së...

Eksploziv në oborrin e mësuesit në Shkodër, dyshime se ngjarja lidhet me konfliktet e familjes

Një sasi e vogël lënde plasëse është hedhur mbrëmjen e sotme në oborrin e banesës së një mësuesi në Shkodër. Ngjarja është shënuar rreth orës 21:30, në lagjen “Qemal Stafa”, ku persona ende të paidentifikuar kanë hedhur lëndën plasëse në oborrin e banesës së Mehdi Bushatit, rreth 60 vjeç. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme […]

Hedhje e lëndës plasëse në oborrin e një banese në Shkodër, shkaktohen dëme të vogla

Shkodër / Informacion paraprakRreth orës 21:30, në lagjen “Qemal...