EMRI/ Premtonte programe studimi jashtë dhe zhvaste qytetarët, prokuroria e Shkodrës çon në gjyq të pandehurin

Publikuar me datë:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq, të pandehurin Alban Thika për veprën penale “Mashtrimi, i kryer më shumë se një herë”.

Sipas organit të akuzës, nga hetimet e kryera ka rezultuar se i pandehuri, në cilësinë e administratorit të një shoqërie tregtare që operonte në fushën e trajnimeve dhe ndërmjetësimit për studime jashtë vendit, dyshohet se ka mashtruar në mënyrë të përsëritur disa shtetas të huaj, duke përfituar shuma monetare në këmbim të premtimeve për shërbime që nuk janë realizuar sipas marrëveshjeve të lidhura.

Hetimet kanë dokumentuar se disa shtetas të huaj kanë kryer pagesa për procedura aplikimi dhe programe studimi, ndërsa shërbimet e premtuara nuk janë ofruar ose janë ofruar në mënyrë të pjesshme, duke u shkaktuar atyre dëm pasuror.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related