Aruba/ Berisha: Spanjollët sollën dosjen e plotë, Dumani fshehu zyrtarët e përfshirë

Publikuar me datë:

Kreu i PD-së, Sali Berisha, gjatë një deklarate për mediat para godinës së SPAK, akuzoi institucionin se po fsheh emrat e zyrtarëve të lartë të qeverisë të përfshirë në takimin e famëkeq në Aruba.

Ai tha se autoritetet spanjolle kanë sjellë dosjen e plotë, por drejtuesit e SPAK kanë publikuar vetëm emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve.

Sipas tij, dosja e ardhur nga Spanja përmban prova të qarta, por SPAK nuk i bën publike për shkak të lidhjeve me pushtetin.

“Dumani nxori emrat e biznesmenëve, jo të qeveritarëve”, u shpreh Berisha, duke akuzuar kreun e SPAK se po mbron kriminelët në zyrat më të larta të shtetit.

Berisha: Sot unë dua të informoj shqiptarët se çfarë mercenarësh të pushtetit ka kjo ndërtesë. 

Prej 3 vitesh, shqiptarët dëgjojnë dhe kanë dëgjuar takimin famëzi në Aruba të përfaqësuesve të qeverisë shqiptare me bosët e karteleve të drogës.

Prania e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare në Aruba është konfirmuar nga gazetari investigativ, ndër më seriozët, i Italisë.

Është konfirmuar nga mediat dhe kjo dihet universalisht. 

Aruba është damka më e zezë, është dëshmia më flagrante e narkoshtetit shqiptar, e bashkëpunimit të ngushtë të Edi Ramës me kartelet e drogës.

Tani, çfarë ndodh këto ditë?

Këto ditë, autoritetet spanjolle, dhe jo vetëm ato, kanë sjellë dosjen e plotë, se këtu nuk bëhet asnjë hetim.

Jo, jo, e ndaluar po të jetë për qeverinë.

Pra, sollën dosjen e plotë dhe tani Altin Troplini Rama, vërini çdo mbiemër se i meriton, nxjerr me të drejtë emrat e biznesmenëve të implikuar, por jo të qeveritarëve.

Shikoni se sa të pafytyrë janë.

Shikoni se si këta mbrojnë kriminelët në zyrat më të larta të shtetit.

A ka njeri që nuk e di sot se në çarterin për në Aruba shkuan qeveritarët?

Kush ishin ata?

Asnjëri nuk e thotë se kush ishin.

Dhe ky është Altin Troplini që e fsheh.

Ky është hetimi i tij.

Por unë e garantoj se në këtë mënyrë ai do konsiderohet bashkëpunëtor me klanin Aruba.

A mund t’i fshihet një populli zyrtari kriminel që fluturon nga Tirana në Aruba, që bën marrëveshje për thithjen e parave të drogës, ndërtimin e Malit të Tiranës dhe thuhet edhe në zona të tjera?

Dhe tani dalin emrat e biznesmenëve që kanë shkuar, por nuk dalin emrat e qeveritarëve që shkuan dhe firmosën marrëveshje.

Se mafia nuk firmos, i ka kodet e fshehta.

Tani Omertën e zbaton Altin Troplini.

Faqezi i them.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related