Eksperti mjeko-ligjor vë në pikëpyetje vdekjen e Epstein: Dyshime se u vra me strangulim, jo se kreu vetëvrasje

Vdekja në vitin 2019 e financierit amerikan dhe të dënuarit për abuzim seksual, Jeffrey Epstein, ka marrë sërish vëmendje të madhe, pas publikimit të një analize të re mjeko-ligjore që sugjeron mundësinë se ai mund të jetë vrarë dhe jo të ketë kryer vetëvrasje, siç ishte deklaruar fillimisht.

Eksperti i mjekësisë ligjore, profesori Michael Freeman, i tha programit BBC Newsnight se, pasi ka shqyrtuar materialet e ekzaminimit mjeko-ligjor dhe fotot e autopsisë, ai beson se Epstein është mbytur me forcë, ndoshta nga pas. Sipas Freeman, dëmtimet që iu gjetën në trup nuk janë të përputhshme me rrethanat në të cilat ai u zbulua i vdekur.

Sipas pretendimeve të Freeman, në trupin e Epstein ishin të dukshme shenja të thella hemorragjie në shpatullën e majtë, si dhe dëmtime të mundshme nga goditje në fytyrë. Ai përmend gjithashtu gjurmë mbi shenjat e litarit në qafë, për të cilat argumenton se mund të jenë rezultat i përpjekjeve të viktimës për të larguar litarin gjatë momentit të strangulimit.

Profesori thekson se skenari më i besueshëm është që Epstein fillimisht të jetë mbytur me një objekt lidhës, të cilin më pas autori mund ta ketë përdorur për të varur trupin në shtratin e qelisë së burgut.

“Dëmtimet dhe mënyra se si u gjet trupi nuk përputhen. Atëherë mbetet vetëm një shpjegim dhe ky është se vdekja ishte rezultat i një vrasjeje”, deklaroi Freeman.

Megjithatë, konkluzionet e Freeman janë në kundërshtim me raportin zyrtar të autopsisë të vitit 2019. Në atë periudhë, kryemjekja ligjore e Nju Jorkut, Barbara Sampson, arriti në përfundimin se shkaku i vdekjes ishte varja dhe mënyra e vdekjes vetëvrasja. Sampson ka mbrojtur në mënyrë të vazhdueshme këtë vlerësim, duke theksuar se dëmtimet e Epstein ishin të pajtueshme me vetëvrasjen dhe se nuk kishte të dhëna për shenja mbrojtëse që vërehen zakonisht te viktimat e strangulimit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe