Dy përforcime në momentin e duhur, Vllaznia regjistron Tomën dhe Mustën

Publikuar me datë:

Lajm pozitiv për Vllazninë në prag të debutimit në Conference League. Klubi shkodran ka siguruar federimin në UEFA të dy afrimeve të fundit, Tomës dhe Mustës, të cilët do të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Malishevës.

Sipas rregullores së UEFA-s, klubet kanë të drejtë të kryejnë dy ndryshime në listën e dorëzuar fillimisht më 3 korrik, deri në ditën e ndeshjes. Pikërisht këtë mundësi ka shfrytëzuar Vllaznia për të përfshirë dy lojtarët me eksperiencë, të konsideruar si elementë të rëndësishëm për përballjen europiane.

Edhe pse drejtuesit kuqeblu kishin synuar të regjistronin të gjithë afrimet e merkatos, kufizimet e rregullores i detyruan të zgjedhin vetëm dy futbollistë.

Për trajnerin Edi Martini, federimi i Tomës dhe Mustës përbën një lehtësim të madh, pasi në të kundërt skuadra do të kishte në dispozicion vetëm 11 lojtarë të listës A dhe do të detyrohej të mbështetej kryesisht te futbollistët e akademisë dhe Vllaznia B.

Me dy përforcimet tashmë të disponueshme, Vllaznia fiton më shumë alternativa në formacion dhe shkon më e kompletuar në sfidën e parë europiane.

Kuqeblutë do të zbresin në fushën e “Loro Boriçit” këtë të enjte, në orën 20:00, përballë Malishevës, me objektivin për ta nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Conference League.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Roboti humanoid kryen operacionin kirurgjikal për herë të parë

Një robot humanoid ka kryer për herë të parë...

Spanja 2-0 ndaj Francës, pranë finales së madhe

Spanja është shumë pranë kualifikimit në finalen e madhe...

Dy të rinj në Greqi gjenden të vdekur brenda makinës në parking, shkak kondicioneri

Një vajzë 27-vjeçare dhe një djalë 28-vjeçar janë gjetur...

Shkon në 4734 numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të...