Rama: Peizazhet mahnitëse të Shkodrës u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda

Publikuar me datë:

Kryeministri Edi Rama njoftoi sot se peizazhet e qarkut Shkodër janë përzgjedhur për të shërbyer si sfondi i reklamës më të re nga kompania Honda, një nga markat më të njohura në industrinë automobilistike globale.

Me anë të një postimi në platformën e mediave sociale, Rama e përshkroi këtë si një dëshmi të rëndësishme për potencialin e Shkodrës në tërheqjen e produksioneve ndërkombëtare.

“Shkodra zgjidhet nga emra të mëdhenj të industrisë ndërkombëtare. Peizazhet mahnitëse të qarkut Shkodër u përzgjodhën për realizimin e reklamës më të re të Honda, një prej markave më prestigjioze të industrisë automobilistike në botë🤝🇦🇱 🎞️👏 Një tjetër dëshmi se Shkodra po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të rëndësishëm për produksione filmike dhe reklamuese të nivelit të lartë,” shkruan Rama në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related