Dy orë në SPAK, pse u paraqit Tërmet Peçit para prokurorëve

Publikuar me datë:

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, është paraqitur pasditen e 20 majit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ku ka qëndruar për rreth dy orë.

Sipas TCH, SPAK e ka pyetur deputetin socialist Tërmet Peçi për një hetim të hapur për kohën kur ai ka drejtuar bashkinë e Tepelenës.

Të njëjtat burime konfirmuan se kësaj radhe deputeti ishte pyetur për një kontratë për një kullotë të dhënë me qera nga këshilli bashkiak i qytetit.

Procedura për të cilën ish-kryebashkiaku u pyet lidhej me dhënien me qera për 99 vjet të një sipërfaqeje prej mbi një hektar që ishte mbjellë me pemë arrore dhe që rezultonte tokë kullotë.

Më herët Tërmet Peçi ishte pyetur si deklarues edhe për mënyrën se si është privatizuar ish-pallati i pionierëve në këtë qytet, kallëzuar nga njëri prej pronarëve të objektit.

Por në cilësinë e deklaruesit, burimet shpjeguan për TCH se deputeti Peçi ka këmbëngulur se nuk mund të mbajë përgjegjësi për dokumente që janë sigluar në 1986.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë, GJKKO jep vendimin për 4 të akuzuarit

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar...

Nga Milano në New York, ja në cilat shtete do të zhvillohet protesta për Zvërnecin

Grupi organizator i cili ka zhvilluar protestën për çështjen...

Tragjedia në Shëngjin, ndërrojnë jetë dy të rinj, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në bregdetin e Shëngjinit,...