Dy deputetët e PD dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes së Tropojës, Zyra Islamaj

Publikuar me datë:

Deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Elda Hoti, kanë mbërritur në Gjykatën e Posaçme të martën në mëngjes. Ata janë thërritur si dëshmitarë në procesin ndaj kryebashkiakes në detyrë të Tropojës, Zyra Islamaj.

Zyra Islamaj, e cila ushtronte kompetencat e kryetares pas arrestimit të Rexhë Byberit, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale “korrupsion pasiv”.

Kryetarja në detyrë e Bashkisë përmes një tenderi të hapur, ka ndërhyrë tek ndërtuesi Rrok Gega, në mënyrë që ky i fundit të ndërtonte një urë mbi përroin që kalon pranë shtëpisë së motrës së saj. SPAK thotë se Islamaj planifikoi të angazhonte edhe teknikun e mirëmbajtjes së rrugëve, punonjës në Bashkinë Tropojë, për ta ndihmuar ndërtuesin. Edhe ndërtuesi, nga ana e tij, ka pohuar se ky ndërtim nuk ka qenë në procedurat e tenderimit dhe ai do t’ia bënte dhuratë Kryetares së Bashkisë Tropojë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related

Japoni/ 300 mijë persona evakuohen, dhjetëra rezultojnë të zhdukur nga tërmeti

Një tërmet me magnitudë 7.1 goditi të martën, 28...

Greqi/ Arrestohet 32-vjeçari shqiptar, akuzohet për tentativë vrasjeje

Një 32-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia...

Aksident në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident fatal është shënuar në një rrugë rurale...