“Dua të kthehem të komentoj Vllazninë”/ Klubi kuqeblu viziton Edmond Dibrën, i përcjell mesazhin e mbështetjes komentatorit të njohur

Edhe pse po përballet me vështirësi shëndetësore, dëshira e Edmond Dibrës mbetet e njëjtë: të rikthehet në stadiumin “Loro Boriçi” dhe të komentojë sërish ndeshjet e Vllaznisë.

Komentatori i njohur sportiv dhe tifozi i zjarrtë i kuqebluve ka marrë një vizitë nga përfaqësues të klubit shkodran, të cilët i kanë shprehur mbështetjen dhe i kanë uruar shërim sa më të shpejtë.

Mungesa në stadium, largimi nga rutina e përditshme dhe pamundësia për të qenë pranë skuadrës që ka ndjekur me aq pasion, janë të vështira për Mondin. Megjithatë, ai nuk e ka humbur shpresën për t’u rikthyer sa më parë në jetën e tij të zakonshme.

“Doktor, dua të kthehem në stadium të komentoj Vllazninë”, është dëshira që ai ka shprehur, duke treguar se sa shumë do të thotë për të futbolli dhe ekipi kuqeblu.

Klubi Vllaznia i ka përcjellë një mesazh përkrahjeje, me shpresën që zëri i Mondit të dëgjohet sërish në tribunat e “Loro Boriçit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe