Aksion i madh policor në Ulqin, shoqërohen mbi 20 të huaj, mes tyre ukrainas dhe rusë

Më shumë se 20 shtetas të huaj janë shoqëruar nga policia gjatë një operacioni të gjerë të zhvilluar në qytetin e Ulqinit, në Mal të Zi.

Sipas medias malazeze “Vijesti”, e cila i referohet burimeve jozyrtare, mes personave të ndaluar për verifikime ka shtetas ukrainas dhe rusë.

Gjatë ndërhyrjes, autoritetet kanë sekuestruar edhe një sasi të konsiderueshme pajisjesh të teknologjisë së informacionit.

Operacioni vijon ende, ndërsa policia nuk ka dhënë detaje zyrtare mbi objektivin e aksionit apo dyshimet që rëndojnë ndaj personave të shoqëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe