Dosja Balluku/ Klodiana Lala zbulon emrat dhe bizneset e përfshira: Çfarë nxorën celularët e Berberit

Gazetarja Klodiana Lala ka sjellë informacione të reja lidhur me dosjen ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, e cila është dërguar tashmë për shqyrtim në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO).

Lala sqaroi se gjatë javës së parë të dhjetorit pritet të përcaktohet me short emri i gjyqtarit paraprak që do të merret me çështjen. Pas këtij hapi, do të vendoset edhe data e fillimit të procesit gjyqësor për këtë dosje.

Sipas saj, për shkak të numrit të madh të të pandehurve, si edhe për shkak të kërkesave të mundshme që pritet të paraqiten nga palët, faza paraprake e gjykimit mund të zgjasë.

“Në javën e parë të dhjetorit mund të kemi edhe emrin e gjyqtarit paraprak, i cili do të hidhet me short. Më pas do të kemi edhe një datë konkrete. Gjykimi paraprak mund të kërkojë kohë, sepse mund të ketë një mori kërkesash, duke qenë se kemi një numër të lartë të pandehurish”, deklaroi Lala.

Ajo theksoi se në këtë çështje janë të përfshirë 25 persona të pandehur së bashku me dy kompani: Alko Impex e Arbër Abazit dhe Eurocol e Pandeli Carapulit.

Ndër personat e përmendur në dosje gjenden edhe biznesmenë të tjerë si Sako dhe Paqsor Buzo, përveç disa vartësve të ish-zëvendëskryeministres Balluku.

Lala diskutoi edhe rolin e ish-drejtorit të KESH, Evis Berberi, i cili është i vetmi i ndaluar në këtë rast. Ai ndodhet në burg që nga viti 2024, kur SPAK e ndaloi për çështje të tjera. Sipas gazetares, pas marrjes në pyetje së bashku me sekuestrimin dhe zbërthimin e telefonit të tij, janë zbuluar të dhëna të rëndësishme që kanë çuar në nisjen e hetimeve të reja, përfshirë edhe ato që lidhen me Ballukun.

Emra të tjerë të përfshirë në dosje janë edhe Joana Bushi, Viola Haxhiademi, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi, si dhe ish-futbollisti Igli Tare.

Për këtë të fundit, SPAK dyshon se emri i tij është përdorur për të fshehur pronësinë e dy vilave që lidhen me Belinda Ballukun.

Ndër të tjera, gazetarja raportoi se gjatë konferencës për shtyp gazetarët i drejtuan pyetje kreut të SPAK, Klodian Braho, lidhur me atë nëse Igli Tare kishte përfituar ndonjë favor nga Balluku në këmbim të këtij shërbimi. U hodhën dyshime nëse emri i ish-futbollistit ishte përdorur thjesht për këtë qëllim apo nëse ishin bërë përfitime të tjera.

Lala: Në javën e parë të dhjetorit mund të kemi edhe emrin e gjyqtarit paraprak, i cili do të përzgjidhet me short. Më pas do të caktohet edhe një datë konkrete. Gjykimi paraprak mund të kërkojë kohë, pasi mund të ketë një mori kërkesash për shkak të numrit të lartë të të pandehurve.

Në këtë dosje janë 25 individë të pandehur dhe dy kompani: Alko Impex, e Arbër Abazit, dhe Eurocol, e Pandeli Carapulit. Ka edhe biznesmenë të tjerë, si në rastin e Sakos dhe Paqsor Buzos, si dhe një numër biznesmenësh të tjerë që duhen shqyrtuar. Në dosje përfshihen edhe vartës të Ballukut.

I vetmi i arrestuar është Evis Berberi, i cili u arrestua në vitin 2024, kur SPAK e akuzoi për çështje të tjera. Përmes zbërthimit të celularëve të tij u gjetën të dhëna që çuan në hapjen e çështjeve të tjera, mes tyre edhe atë të Ballukut.

Në dosje janë gjithashtu Joana Bushi, Viola Haxhiademi, Gentian Gjyli, Erald Elezi, si edhe ish-futbollisti Igli Tare, emri i të cilit, sipas SPAK, është përdorur për fshehjen e pronësisë së vilave të Ballukut.

Gazetarët e pyetën Brahon nëse Tare kishte përfituar diçka nga Balluku për këtë shërbim, të cilin e cilësuan si të tillë në thonjëza, duke nënkuptuar se emri i tij mund të jetë përdorur thjesht për këtë qëllim, pa marrë ndonjë favor në këmbim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Të fundit

Më të lexuara

Lexo edhe