‘Dil prit të gjatin, kemi urdhër’, publikohen mesazhet: Kemi urdhër të paraqitemi te Rama

Publikuar me datë:

Një denoncim i publikuar nga gazetari dhe blogeri Olti Curri ka rikthyer në vëmendje akuzat për presion ndaj administratës publike për pjesëmarrje në aktivitetet e Kryeministrit Edi Rama.

Përmes një postimi në Instagram, Curri ka ndarë mesazhin e një personi që pretendon se punon në administratën publike në Sarandë.

Sipas tij, punonjësve u është dhënë urdhër që të paraqiten në një aktivitet në Vlorë, ku do të marrë pjesë dhe të flasë kryeministri Rama.

“Përshëndetje Olti, si je? Ore po na detyrojnë të vemi nesër në orën 6 në Vlorë se do llapi Rama. Punoj në administratë në Sarandë. Urdhër i prerë, nisja nga Saranda në orën 3. Autobuzat filluan listat me detyrim. Postoje pak të lutem se me këta s’paska punë. Dil ti prit të gjatin se kemi urdhër”, shkruhet në mesazhin e publikuar nga Curri.

Sipas denoncuesit, pjesëmarrja nuk është vullnetare, por e organizuar përmes listave të hartuara nga drejtuesit dhe me detyrim për punonjësit e administratës.

Ky nuk është rasti i parë kur ngrihen akuza të tilla. Vetëm pak ditë më parë shpërtheu një tjetër denoncim, sipas të cilit strukturave lokale u ishte kërkuar të hartonin lista me emrat, mbiemrat dhe numrat e telefonit të personave që do të merrnin pjesë në takimin e kryeministrit në Vlorë.

Në mesazhin e siguruar thuhej se pjesëmarrësit do të kontaktoheshin më pas nga selia për konfirmim, ndërsa kërkohej që listat të përfshinin jo vetëm punonjës institucionesh, por edhe persona jashtë tyre, me qëllim sigurimin e një pjesëmarrjeje sa më të lartë.

Denoncimet kanë ngritur pikëpyetje mbi mënyrën e organizimit të aktiviteteve politike dhe përdorimin e administratës publike për të garantuar pjesëmarrje masive.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

SHPËRNDAJ

Abonohu

spot_imgspot_img

Më të lexuara

Postime të ngjashme
Related