Një tryezë diskutimi e zhvilluar në Shkodër vuri në qendër të vëmendjes besimin e qytetarëve te media dhe sfidat që shoqërojnë informimin në hapësirën digjitale.
Pjesëmarrësit diskutuan mbi kriteret që ndikojnë në besueshmërinë e lajmeve, përhapjen e informacionit të pavërtetë në internet dhe nevojën për të ndërtuar një raport më të fortë besimi mes gazetarëve dhe publikut.
Diskutimi synoi të evidentojë faktorët që ndikojnë në mënyrën se si qytetarët e vlerësojnë dhe e pranojnë informacionin që marrin përmes mediave tradicionale dhe platformave online.
Përfundimet dhe rekomandimet e dala nga kjo tryezë do të bëhen pjesë e një studimi më të gjerë, që synon të analizojë nivelin e besimit të publikut te media dhe sfidat e informimit në epokën digjitale.

