Edhe pse punimet për rrugën që lidh Zogajn në Shqipëri me Skjen në Mal të Zi kanë përfunduar, qytetarët ende nuk mund ta përdorin këtë aks për të kaluar nga njëri shtet në tjetrin.
Në të dy anët, barrierat e betonit vijojnë të pengojnë qarkullimin, pasi për funksionalizimin e kësaj lidhjeje nevojitet ngritja e një pike të kalimit kufitar. Deri në përmbushjen e këtij kushti, banorët dhe vizitorët do të duhet të vijojnë të përdorin pikat kufitare ekzistuese për udhëtimet mes dy vendeve.

