Dy të dënuar në burgun e Reçit janë rrahur me grushte një ditë më parë. Dy të dënuarit janë konfliktuar me njëri tjetrin për arsye ende të paqarta.
Fillimisht kanë zhvilluar një komunikim mes tyre dhe më pas janë përfshirë në një konflikt fizik duke goditur me grushte.
Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët e burgut duke i ndarë ndërsa nga goditjet kanë marrë vetëm lëndime të lehta.
Dy të dënuarit që u rrahën në burgun e Reçit janë shtetasi Altedi Jolldashi, i dënuar për veprëm penale vrasje e mbetur në tentativë dhe shtetasi Sebastian Ogiç, i dënuar për vjedhje me armë dhe dhunë në bashkëpunim me disa persona të tjerë.
Ogiçi dhe bashkëpunëtorët e tij janë kamufluar si efektivë të antidrogës, duke e kërcënuar me pistoletë një 32-vjeçar me fjalët “Jemi antidroga, dorëzo çantën”, ngjarje e ndodhur në vitin 2022 në Tiranë.
Ndërsa Jolldashi në vitin 2024 u përfshi në një shkëmbim me armë zjarri në Pogradec ndërsa mbeti edhe vetë i plagosur, ngjarje për të cilëm është dënuar me 6 vite.
Më herët në 2020 ishte arrestuar për transportim klandenstinësh.
Një grup i posaçëm hetimor është ngritur lidhur me rrahjen mes tyre të ndodhur në burgun e Reçit për ta zbardhur të plotë.
